Sulmuesi Kilian Mbape është që tani një nga emrat më premtues të futbollit botëror dhe këtë e ka treguar duke hyrë shumë shpejt në librin e rekordeve të Ligës së Kampioneve.Me golin e shënuar ndaj Borusias së Dortmundit, ai çoi në 5 rrjetat e tundura në fazën me eliminim direkt të turneut, duke u bërë lojtari më i ri që e arrin këtë shifër në moshën 18 vjeç e 4 muaj.
Njëkohësisht, ai u bë futbollisti i parë në historinë e Ligës së Kampioneve që ka shënuar në të katër ndeshjet e tij të para me eliminim direkt të turneut, pasi ka realizuar si në të dy ndeshjet kundër Mançester Sitit, ashtu edhe në të dy takimet kundër Borusia Dortmund.Që tani, ai ka realizuar në fazën me eliminim direkt të turneut po aq gola sa Grizman. Ndërsa i mjafton të shënojë edhe një herë tjetër për të arritur emra si Viltord, Trezege e Riberi që kanë luajtur rregullisht në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.