Këmba e djathtë e Mbapesë duket se ka pësuar tepër serioz në finalen e Kupës së Francës midis PSG-së dhe Sent Etienit, e cila u fitua nga parizienët 1-0.

Pasi pësoi ndërhyrje brutale në kyçin e këmbës së djathtë, Mbape u kthye në fushë pas ndeshjes për të marrë medaljen e fituesit të Kupës së Francës. Ylli i futbollit u ngjit me paterica në fushë.

Pamja në fjalë lë të dyshohet se ai mund të humbasë sfidën e pas dy javëve kundër Atalantës, por ekziston frika se ai mund të mungojë për një kohë më të gjatë. Megjithatë, analizat mjekësore do të saktësojnë shkallën e dëmtimit të kampionit të botës.