Kilië Mbape, i cili mbërriti në Madrid në vitin 2024 pasi u largua nga PSG-ja për të realizuar ëndrrën e tij për të luajtur për klubin që e kishte mbështetur që nga fëmijëria ka pasur një përvojë në javët e fundit që ta quash surreale është pothuajse një nënvlerësim. E gjitha filloi dhjetorin e kaluar, kur Mbape dëmtoi gjurin e majtë kundër Selta Vigos. Duke u besuar stafit mjekësor të Real Madridit, francezi nuk pa asnjë përmirësim dhe, duke dyshuar për diçka të çuditshme, vendosi t’i nënshtrohej testeve të mëtejshme në Francë.

Zbulimi ishte tronditës, testet e Real Madridit ishin kryer… në gjurin e gabuar. Rezultati? Katër anëtarë të stafit mjekësor u pushuan menjëherë nga puna, ndërsa Mbape më në fund arriti të merrte trajtimin e duhur. Francezi u rikthye në fushë për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampioneve kundër Mançester Sitit më 17 mars, por episodi la plagë të thella.

Marca e quan atë “zemërim monumental” dhe kjo nuk është çudi, të luash me dhimbje, të humbasësh ndeshje kyçe si ajo kundër Benfikës dhe të zbulosh se e gjitha buronte nga një gabim i parëndësishëm, por serioz, është kuptohet frustruese. Jo vetëm që e vuri në rrezik sezonin (dhe Kupën e Botës), por edhe karrierën e njërit prej futbollistëve më të mirë në botë. Mbape përjetoi nga afër atë që asnjë kampion nuk duhet të përballet, tronditjen e gabimit njerëzor kur rreziqet janë kaq të larta.