PSG u kurorëzua një natë më parë kampion i Francës për herë të tetë, me parizienët që gjithashtu e festuan titullin edhe me një fitore ndaj Monakos me shifrat 3-1.
Të tre golat u shënuan nga Kilian Mbape, i cili po bën një sezon të shkëlqyer. Goli i parë ishte ai që ra më së shumti në sy, me 20-vjeçarin që kapi një shpejtësi prej 38 km/h. Një shpestësi e frikshme për një njeri normal, por Mbape nuk është i tillë, të paktën këtë sezon…





