Real Madridi po studion opsionin Haaland, pasi nuk është e sigurt nëse Mbappe do të pranojë ofertën e tyre.
Prioriteti i klubit në vitet e fundit për sa i përket nënshkrimit të madh në sulm ka qenë gjithmonë francezi.
Real Madridi bëri një ofertë prej 200 milionë euro në javën e fundit të merkato së verës 2021, por PSG refuzoi.
Të gjithë prisnin bashkimin e tij me Realin pas përfundimit të kontratës me PSG-në në verën e vitit 2022, por Mbappe rinovoi sërish.
Haaland, nga ana tjetër, u largua në verën e vitit 2022 për te City nga Dortmund, pa interes të veçant nga Madridi, pasi ata e kishin zgjedhur objektivin.
Por tani “Los Blancos” kanë nxjerrë mësime nga ajo përvojë dhe nëse Mbappe nuk u përgjigjet kanë gati planin B.
Aktualisht francezit i përfundon kontrata në fund të sezonit, por ai tha se ka një marrëveshje verbale me presidentin Nasser Al-Khelaifi.
Heshtja momentale e sulmuesit të PSG-së, funksionon kundër tij nëse dëshira e tij e madhe është të luajë për Realin, në të njëjtën kohë që rrit opsionet e Haaland.





