E ardhmja e Kylian Mbappé është ende një enigmë dhe çdo fjalë e sulmuesit të PSG-së bën zhurmë dhe ndahet në çdo presje nga media dhe tifozët.
Duke shënuar edhe në Superkupën e Francës të fituar ndaj Toulouse (2-0), kapiteni i Francës, të cilit i skadon kontrata me parisienët në qershor, pas ndeshjes nuk i shkriu rezervat për atë që do të ndodhë verën e ardhshme dhe ndërkohë Real Madridi vëren me interes:
“Unë nuk kam marrë ende një vendim, por ne kemi një marrëveshje me presidentin Al Khelaifi ku të gjitha palët mbrohen. E ardhmja ime nuk është një situatë e brendshme në klub”, tha Mbappé për mediat.
Ndërsa pritej të dihej se ku do të luajë vitin e ardhshëm, kundër Toulouse ishte një tjetër natë rekord për Mbappé.
Tashmë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e PSG-së, sulmuesi shënoi golin numër 111 me fanellën e Parisit në “Parc des Princes” dhe gjithashtu u bë golashënuesi më i mirë i klubit në ndeshjet në shtëpi, duke kaluar Cavanin (110).
“Jam shumë i motivuar. Këtë vit kemi synime për të ndjekur”, tha Mbappé.





