Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Monaco për blerjen e sulmuesit Kylian Mbappe. 180 milionë Euro është shumë që do të paguajë klubi madrilen: 160 milionë Euro në këstin e parë dhe 20 milionë në varësi të bonuseve të aktivizimit të lojtarit. Në rast të dështimit të transferimt të Neymar te PSG, atëherë Mbappe do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori. Sulmuesi do të firmosë kontratë 6-vjeçare me pagë 6 milionë Euro në sezon. Ishte trajneri Zidane që e nxiti presidentin Perez për të bërë gjithçka që talenti 18-vjeçar të transferohet në “Bernabeu”.

Pas refuzimit të 80 milionë Eurove, Barcelona do t’i paraqesë Liverpool-it një ofertë të dytë për Philippe Coutinho. Blaugranat këmbëngulin për 25-vjeçarin, i cili është kthyer në prioritetin e merkatos së verës. Ylli brazilian vlerësoohet si pasardhësi ideal i bashkëkombasit të tij, Neymar.

Valencia është gati të largojë Cancelo, Garay dhe Abdennour. Të tre futbollistët kanë të përbashkët se janë afruar në klub me ndërmjetësimin e Jorge Mendes dhe kjo është arsyeja përse klubi i kërkoi menaxherit që tu gjejë skuadra të interesuara. Deportivo La Coruna i ka ofruar Arsenalit 10 milionë Euro për sulmuesin Lucas Perez, i cili u transferua nga stadiumi “Riazor” në Londër më pak se një vit më parë. 28-vjeçari i blerë për 20 milionë euro nga “Topçinjtë” gjatë verës së kaluar është i zhgënjyer me aktivizimin e pakët nga Arsene Wenger.