Kylian Mbappe ishte protagonist mbrëmë në fitoren e Paris Saint-Germainit ndaj Real Sociedadit me rezultat 2:1 në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.Por, sulmuesi francez nuk la gjurmë veç për dy golat e shënuar, të cilët e ndihmuan ekipin e tij të shkojë në çerekfinale të Championsit.Ish-futbollisti i Monacos në fakt u tregua i shpejtë si një vetëtimë ndaj ekipit spanjoll. Ai e arriti distancën prej 100 metrash për kohën 10.9 sekonda, duke e sfiduar kështu edhe legjendarin Usain Bolt.

Sprinteri xhamajkan e kishte regjistruar rekordin botëror për kohën 9.58 sekonda, ndërsa përfaqësuesi francez e përshkoi këtë “rrugë” për një sekondë e pak më shumë.Kjo nuk është hera e parë që 25 vjeçari e shfaq shpejtësinë e tij.Ai në vitin 2019 e kishte arritur shpejtësinë e jashtëzakonshme prej 38km/h, duke e kaluar madje edhe shpejtësinë e regjistruar nga Usain Bolt në rekordin botëror që e kishte regjistruar ky i fundit.