Tani është zyrtare: Kylian Mbappé nuk do të rinovojë kontratën me PSG dhe do të largohet nga klubi francez në fund të sezonit. 

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai me një video të gjatë në kanalet e tij sociale, ku falënderon fansat, drejtuesit dhe trajnerët që e kanë shoqëruar në kryeqytet gjatë shtatë viteve të fundit. 

Tani e pret Real Madridi, me të cilin do të lidhet, në transfertë të lirë, deri në vitin 2029. 

Mbappe iu bashkua Paris Saint Germain në verën e vitit 2017 nga Monaco për një total prej 180 milionë eurosh. 

Në shtatë sezone ai shënoi rreth 255 gola në 306 paraqitje, duke fituar 6 kampionate, 2 kupa të ligës, 3 kupa franceze dhe 4 superkupa franceze.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Kylian. Unë dua të flas me ju. Gjithmonë kam thënë se do të flas me ju kur të vinte koha dhe kështu dua t’ju njoftoj se është viti im i fundit në Paris Saint-Germain. Nuk do të rinovoj kontratën time që do të përfundojë në javët e ardhshme dhe do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc des Princes të dielën.

Ka shumë emocione, shumë vite ku pata mundësinë dhe nderin e madh të jem anëtar i klubit më të madh francez, gjë që më lejoi të arrij këtu, të kem përvojën time të parë në një klub me kaq presion dhe të rritem qartë, krahas disa kampionëve më të mëdhenj në histori. Edhe unë jam rritur si njeri, me gjithë lavdinë dhe gabimet që kam bërë.

Para së gjithash dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës që kam pasur, të gjithë trajnerët: Emery, Tuchel, Pochettino, Galtier dhe Luis Enrique. Drejtorët sportiv Leonardo dhe Luis Campos, që më kanë shoqëruar gjithmonë. Faleminderit të gjithë anëtarëve të klubit që askush nuk i sheh dhe që meritojnë respektin e duhur. E di që e lë klubin në duar të shkëlqyera.

Është e vështirë, e vështirë dhe nuk e mendoja se do të ishte aq e vështirë të njoftoja se po largohesha nga vendi im dhe Ligue 1. Por më duhet, një sfidë e re pas shtatë vitesh. E di që nuk jam lojtari më demonstrues, por i falënderoj tifozët për gjithë dashurinë që më kanë dhënë për shtatë vjet. PSG është një klub që nuk të lë indiferent, ose e do ose e urren. Nuk jam penduar, është një klub që do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës sime. Nuk do të luaj më këtu, por do të vazhdoj të shikoj çdo ndeshje, do ta ndjek akoma. Jam munduar të jap më të mirën nga vetja, i jam mirënjohës jetës për të gjitha emocionet që kam përjetuar. Tani duhet të ngremë trofeun e fundit. Ici c’est Paris, mirupafshim”, tha Mbappe.