Kylian Mbappe do të vazhdojë karrierën te Reali i Madridit. “Ylli” francez po luan sezonin e fundit me PSG-në dhe në verë do të largohet si lojtar i lirë drejt “Santiago Bernabeut”.Footmercato raporton se Florentino Perez, presidenti i “Los Blancos”, gjatë orëve të fundit ua ka thënë troç lojtarëve se Mbappe do të jetë shoku i tyre duke nisur prej verës. Te Reali janë gati të mirëpresin 24-vjeçarin, aktualisht futbollisti më i mirë në botë.

Një përforcim fantastik ky për klubin spanjoll dhe për teknikun Carlo Ancelotti.Vetë ëndrra e madhe e sulmuesit francez ka qenë të luante një ditë në mitikun Bernabeu, diçka që do e bëjë realitet duke nisur prej sezonit të ri.Menaxherja e Mbappesë, e cila është nëna e lojtarit, bisedon prej kohësh me presidentin Perez. Marrëveshja është arritur, diçka që konfirmohet edhe nga fjalët e presidentit kundrejt lojtarëve të Realit.