Itali, 4 prill 2014 – Mbarësim Malaj, vetëm 19 vjeç, është dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e shqiptarit Ronald Misiraj (Naldi) në Itali. Malaj e kishte goditur 5 herw me thikw 24 vjeçarin Misiraj, ngjarje kjo e ndodhur nw 28 maj 2013.

Pas vrasjes, Mbarësimi i ndihmuar nga i vëllai Skako Malaj ka djegur kufomën e Ronaldit, në ish kazermën e repartit ushtarak “Lupi di Toskana”.

Skako Malajt, 21 vjeç iu shty gjygji për këtë vrasje në qershor 2014. Gjykata urdhëroi, që Gjolekë Misirajt, babait të viktimës, t’i paguhej një dëmshpërblim prej 100 000 urosh.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/