Drejtori i Komanduar i ALUIZNI-t Elvis  Pengili, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra, ndërsa PS ka emëruar në krye të agjencisë më të rëndësishme ish- drejtoreshën nga Tirana Doris Andoni.

Elvis Pengili u emërua në detyrën e drejtorit të ALUIZNI-t  më datë 24 maj të këtij viti, pasi drejtori i mëparshëm Flamur Gjuzi kandidon për deputet në listat e LSI-së për qarkun e Durrësit.  Para se të emerohej drejtor i komanduar i ALUIZNI-t  Elvis Pengili,  ka mbajtur detyrën e shefit të verifikimit të pronave,  në qytetin bregdetar.

Drejtoresha e sapo emëruar Doris Andoni njihet si ish- drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave. Informacioni bëhet i ditur për “DurrësLajm” nga burime të sigurta brenda Aluiznit.

K.H.