Shqiptarët po kthehen në shtetin grek aty ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Në 3 ditët e fundit sipas të dhënave nga policia kufitare ka pasur fluks në rritje të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë. Shifrat tregojnë se kanë dalë rreth 15 mijë shtetas ndërkohë që një numër më i vogël është regjistruar në hyrje.

Duhet thënë se shifrat mbeten të larta shifrat si në hyrje ashtu edhe në dalje dhe për të përballuar fluksin pala shqiptare ka punuar me sportele maksimale ndërsa në varësi të situatës i alternojnë ato. Ndërkohë sa i përket Qafë Thanës vihet re një ulje e fluksit por shifrat vijojnë të mbeten të larta si në hyrje ashtu edhe në dalje. Gjatë 72 orëve të fundit nga kjo pikë janë regjistruar 18681 në hyrje dhe 17210 në dalje.