Ministria e Shëndetësisë në Kosovë së fundmi ka bërë me dije se nuk do të ketë me vaksinime për qytetarët pasi dozat që ato kishin në dispozicion janë mbaruar.
Përmes një njoftimi ka thënë se në Qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ministria bën me dije se nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, pasi janë administruar të gjitha dozat që ka pasur kjo qendër.
Ndërkohë kujtojmë se Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.
Ndërkaq në Kosovë për momentin në dispozicion kanë ngelur vetëm rreth 2 mijë doza të vaksinës.
Është thënë që Kosova do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.
Bashkimi Evropian më 20 prill njoftoi se deri në muajin gusht do të furnizojë Kosovën me 95,000 vaksina kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNtech në kuadër të një ndihme për vendet e Ballkanit Perëndimor.





