Fredi Beleri është kthyer sot në Shqipëri dhe pritet të rikthehet edhe në burgun e Fierit, aty ku vuan dënimin me 2 vite heqje lirie për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Ai mbërriti paraditen e sotme në Rinas dhe sipas lejes 5-ditore që iu dha nga Drejtoria e Burgjeve, ai duhet të kthehet në qeli brenda ditës së sotme.
Ndërkaq ai ka kërkuar në gjykatën e Fierit liri me kusht. Një seancë është zhvilluar më 17 korrik, por është shtyrë për shkak të mosparaqitjes së juristit të burgut.
Beleri përfitoi leje shpërblyese për të marrë pjesë në betimin si eurodeputet i partisë Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis.