VENICE, 12 mars 2013 – Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë. Dy shqiptarë maqedonas, pak a shumë rreth të tridhjetave, natën e kaluar, në darkë, u përballën me vrasësit të cilët zbrazën armët në një zonë mjaft të populluar në Itali. Maqedonasi i cili ka humbur jetën në Sheshin e Merkatos, në Marghera, i quajtur ISAK Aidini, ishte 33 vjeç. Me të ishte Gunner Elmas, 32 vjeç, i martuar, me dy fëmijë, i cili u godit shumë herë në bark dhe ndodhet në rrezik për jetën. Me dy maqedonasit ishte dhe një tjetër mik, i cili arriti tu shmangej plumbave – ishin ulur jashtë në një bar kinez "Ae do porte", me pronarë kinez. Ky është një bar ku maqedonasit shpesh takohen me njëri-tjetrin për kafe në mëngjes ose një birrë në fund të ditës.
ISAK Aidini kishte parkuar makinën, një Mercedes blu, në rrugë pranë barit. Ai ishte duke folur me Gunner Elmas, bashkë me ta brenda në bar kanë qenë një grup miqsh maqedonas të cilët ishin duke shijuar të dielën para se të ktheheshin në shtëpi. Në një moment, hyjnë dy vrasësit dhe u drejtuan drejt Elmas Gunner. Ai e kuptoi menjëherë dhe vrapoi nëpër lokal duke ulëritur në gjuhën maqedonase: "Mbathjani, mbathjani ». Miku i Aidinit filloi të vraponte, por nuk arriti të bëjë shumë metra, sepse u qëllua qëllua për vdekje. Ai ra me fytyrë në tokë pranë një Fiat Punto të bardhë. Gunner Elmas edhe pse kërkoi të fshihej në një cep të barit "Ae do porte" u qëllua me të paktën 10 plumba nga vrasësit dhe pastaj u rrëzua në tokë.
Vrasësit ishin të bindur se ata kishin vdekur dhe u larguan. Sipas të gjitha gjasave ishte ai qëllimi i vërtetë i sulmit. Vështirë për të rindërtuar saktësisht se çfarë ka ndodhur, sepse ka pasur aq shumë njerëz në atë kohë në Sheshin e Merkatos, sa secili filloi të ulërinte dhe të fshihej ku të mundej nga breshëria e armëve. Është e paqartë nëse vrasësi është larguar me një makinë e cila e priste aty pranë lokalit. Fakti është se në mes të natës në Marghera kjo ngjarje ishte skena e një krimi të urryer. Në pamje të parë kjo ngjarje duket të ketë drejtimin e një stili mafioz, larje hesapesh. Por Isak Aidin, i cili jetonte prej shumë vitesh në Itali në Marghera, është i njohur nga miqtëe tij maqedonas si një djalosh i bukur, i cili i përkushtohej vetëm punës dhe familjes.
Mediave Italiane u është dashur të presin për të mësuar më shumë dhe për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur natën e kaluar në Sheshin e Merkatos. Kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë pasi mund të kishte pasoja të tmerrshme, sepse vendi ishte i mbushur me shumë njerëz. Telekamerat mund ta kene filmuar të gjithë skenën e krimit. Mund të jetë i vlefshëm gjithashtu dhe dëshmia e të plagosurit, në qoftë se ai mbijeton, sepse ai e ka parë me saktësi personin që e qëlloi. Dëshmitari i plagosur ndodhet në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.





