Kanë mbërritur në vendin tonë 117,000 doza të vaksinës Pfizer, si pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ministrja thotë se në total në vendin tonë kanë mbërritur 2,496,960 vaksina anti-COVID. Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të ruajtur veten dhe të afërmit e tyre.