18,720 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Në Shqipëri, kanë mbërritur në total 1,238,790, ndërkohë deri në javën e parë të muajit korrik Shqipëria realizoi 1 milion vaksinime.

Javët e fundit në vendin tonë nuk janë shënuat viktima, ndërkohë që numri i rasteve të reja me COVID-19 mbetet i ulët