31,590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Manastirliu shkruan se në total, numri i vaksinave anti-COVID të mbërritura në Shqipëri ka shkuar në 1,982,130.

Ministrja iu bën thirrje qytetarëve që të marrin dozat e vaksinave anti-COVID, për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.