Mbërrijnë në Itali 9,750 dozat e para të vaksinës anti- Covid të Pfizer-BioNTech. Mediat italiane kanë publikuar lajmin që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa shtojnë se fugoni që ka prekur tashmë tokën italiane është i shoqëruar nga karabinierët.

Automjeti do të drejtohet në spitalin Spallanzani në Romë ku do të kryhen vaksinimet e para. Sipas mediave të vendit fqinj, e para që do ta marrë vaksinën në Itali është Claudia Alivernini, infermierja 29-vjeçare e spitalit Spallanzani në Romë, më 27 dhjetor.

“Vaksinimi është një akt dashurie dhe përgjegjësie ndaj komunitetit. Unë përfaqësoj me krenari të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët, si unë, kanë qenë në ballë gjatë kësaj pandemie”,– deklaroi ajo.

Të shumtë janë personalitetet që kanë deklaruar se janë të gatshëm të vaksinohen live.