Dozat e tjera të vaksinës ”Pfizer” kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Vetë kryeministri Rama, së bashku me ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj, kanë shkuar në Rinas për të pritur dozat e para nga kontrata me “Pfizer”.
Rama ka deklaruar se në Shqipëri sot do të mbërrijnë 1710 doza të vaksinës Pfizer.
Sipas kryeministrit, pjesa tjetër e vaksinës prej 41 mijë do të mbërrijë deri në fund të shkurtit. Rama tha se për shkak të rregullave, Shqipëria e ka të pamundur që të dhurojë vaksina anti-COVID Kosovës
Ndërkohë Shqipëria e ka nisur vaksinimin ndaj COVID-19 javë më parë dhe pse me ritme më të ulëta, pasi një shtet i BE-së i dhuroi 975 doza të vaksinës.
Shqipëria ka lidhur një kontratë me kompaninë Pfizer, në bazë të së cilës ngarkesa e parë do ishte 10 mijë e 530 doza me vlerë 12 dollarë/ doza, kurse në total 499 mijë e 590 doza.





