Ekspertët e OSBE/ODHIR-it që do të mbikqyrin vijimin e reformës zgjedhore mes palëve politike kanë mbërritur në Shqipëri ditën e sotme.
Bëhet me dije se ekspertët do të zhvillojnë takim sot në orën 17:00, me Këshillin Politik të përbërë nga grupi i punës që është përzgjedhur për të vijuar me zhvillimin edhe finalizmin e reformës.
Në tryezën e sotme ekspertët ndërkombëtarë do të informohen në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftimit të reformës si dhe do të asistojnë për të zgjidhur pikat për të cilat nuk arrihet një marrëveshje mes palëve politike.
Asistimi i tyre do të konsistojnë dhe përgatitjen e dokumentit të reformës zgjedhore, i cili duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e bëra nga ODHIR.
Në mbledhjen e fundit është zbardhur dokumenti i miratuar nga grupi i punës i përbërë nga Oerd Bylykbashi nga PD, Petrit Vasili nga LSI, përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari dhe përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri.





