Mbërrijnë makineritë e para për ndërimin e godinës në truallin ku është menduar ngritja e spitalit rajonal të Fierit.
Ora News raporton se pritet të nisë puna, ndërkohë që janë vendosur edhe shtyllat që do të mundësojnë ndriçimin e spitalit.
Spitali rajonal i Fierit është premtuar se do të ndërtohet nga qeveria turke në një afat të shkurtër kohor.
Pak ditë më parë banorët e Mbrostarit protestuan duke kërkuar kompensimin e tokave.





