Mbërrijnë materialet zgjedhore në Durrës pranë 4 KZAZ-ve të qytetit.
Kamionët e ushtrisë nën masa sigurie kanë transportuar kutitë dhe fletët e votimit për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Ndërkohë që në brendësi të 4 KZAZ-vë më herët u vendosën edhe monitorët dhe logjistika tjetër e nevojshme për mbarëvajtjen dhe transparencën e procesit zgjedhor.
Bashkia Durrës ka 4 KZAZ:
-KZAZ nr.21 te Pallati i Sportit
-KZAZ nr.22 te shkolla 9-vjeçare “Marie Kaçulini”
-KZAZ nr.23 te shkolla “Jan Kukuzeli”
-KZAZ nr.24 te shkolla e mesme “Leonik Tomeo”
Zgjedhjet e 6 marsit për të zgjedhur kreun e bashkisë, mbahen vetëm në 6 bashki të vendit: Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë.