Mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë mbërritur 67,860 doza të vaksinës Pfizer.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Në total në vendin tonë kanë mbërritur 1,679,410 vaksina anti-COVID.

Kryeministri thotë se sasia e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Evropian.