Kanë mbërritur sot në aeroportin e Rinasit 5 gra dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq të “Al Holit” në Siri.
Ka qenë vetë kryeministri Rama i cili nga Beiruti njoftoi këtë operacion.
Kujtojmë se dje Rama dhe Cuci ishin te pranishem në operacionin e riatdhesimit e ketyre familjeve, ku u takuan me gjeneralin libanez Abass Ibrahim. Ky i fundit ka luajtur një rol kyç në përpjekjet e riatdhesimit, së bashku me shërbimet e inteligjencës nga vende të tjera.
“Lajmi i mirë është se 14 fëmijët dhe pesë gratë janë nxjerrë nga kampi i ferrit. Unë jam këtu për të marrë fëmijët dhe gratë dhe t’i kthej përsëri në atdheun tonë nesër”, tha Rama dje.





