Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar 29 automjete tip “Humvee” për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Automjetet shumëpërdorimshme me lëvizshmëri të lartë kanë mbërritur një ditë më parë në portin e Durrësit dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n.

“Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n.”, shkruhet në postimin e ambasadës në Facebook.

| Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit….

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Thursday, February 25, 2021