Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në portin e Durrësit tre anije ushtarake, dy prej të cilave janë turke dhe tjetra italiane.
Anijet ushtarake kanë mbërritur në vendin tonë në kuadër të stërvitjeve ushtarake që do të bëjnë me flotën ushtarake dhe mësohet se do të qëndrojnë deri më datë 30 janar.
Anija italiane “ITS NUMANA” së bashku me dy anijet turke “TCG YZB GUGOR DURMUS” dhe “TCG ENEZ” janë ankoruar në kalatatat nr. 4 dhe nr.5.
Agjencia “DyrrahSped” do të asistojë me shërbimin e agjencisë detare për anijet ushtarake përgjatë periudhës së qëndrimit të tyre në portin më të madh në vend.