Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 340,000 doza të vaksinës Coronavac.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Facebook bën me dije se kjo është doza më e madhe e mbërritur njëherësh në vendin tonë.
Deri më tani, numri i vaksinave të mbërritura në Shqipëri në total ka shkuar në 1,578,790.
“Lajm i mirë 340,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh në Shqipëri, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani. Do të intensifikojmë vaksinimin anticovid, me ditët e hapura të vaksinimit masiv, vaksinimin derë më derë dhe uljen e fashës së vaksinimit, duke u dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të vaksinohen dhe të mbrohen nga #Covid19.”, shkruan Manastirliu.





