45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Deri tani në vendin tonë kanë ardhur 1,8 milion vaksina kundër Covid-19.

“45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19”, shkruan Rama.