Në Shëngjin kanë mbërritur qindra persona që janë kthyer nga vendet e prekura nga Covid-19.
Ata janë akomoduar në një resort, ku do të kalojnë periudhën e karantinimit për 14 ditë.
Ata janë sjellë nga aeroporti Nënë Tereza me autobusë të posaçëm për në hotelet në Shëngjin.
Në ditët në vijim pritet që të vijnë të tjerë persona që do të kalojnë aty periudhën e karantinimit.





