Pushuesit e parë kanë mbërritur nga Kosova në plazhin e Durrësit, këtë fundjavë të tretë të muajit maj. Janë të paktë edhe për shkak të motit ende të freskët, megjithatë si pushues patriotë nuk i ndahen Durrësit dhe bregdetit të tij.
Plazhi është pothuajse gati, të gjithë lokalet, baret dhe hotelet kanë hapur dyert e tyre për të mikpritur pushuesit.
Vija bregdetare është pluguar gjatë javës dhe është dezinsektuar, ndërsa pjesa më e madhe e çadrave janë vendosur nga pronarët e plazheve private.
Për pushuesit, fundjavat janë të bukura në plazh në këtë kohë, pasi ka pak pushues, që do të thotë pak zhurmë e shumë qetësi, në raport me muajt e tjerë të verës.
Në këtë fillim sezoni, çmimet janë shumë të lira, ndërsa pushuesit kanë vetëm një këshillë “më shumë pastërti” përgjatë bregdetit.
K.H.





