7020 doza të tjera vaksine të Pfizer do të mbërrijnë ditën e sotme në Tiranë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ky është furnizimi i tretë i një serie që nuk do të ndërpritet dhe se përveç vaksinave të Pfizer, Shqipëria do të marrë edhe dozat e AstraZeneca.
“7020 doza vaksinash vijnë sot nga kontrata me Pfizer, është e treta e një serie furnizimesh që nuk do të ndërpriten, sepse ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gurë, për të siguruar vaksinimin e popullatës. Siç lidhëm kontratën me Pfizer, do të vijojmë më Covax, pra me dozat e AstraZeneca, që janë dhe pritet që të vijnë me përfundimin e procedurave të Covax”. – tha Manastirliu nga foltorja e Kuvendit.





