Zgjim surprizë për banorët e qytetit Ostia, në Itali. Sot në mëngjes, në bregdetin e tyre, vetëm pak milje nga porti turistik është shfaqur jahti me velën më të madhe në botë.
Jahti turistik mban emrin “A” dhe është në pronësi të manjatit rus Melnichenko. Jahti kushton 425 milion euro dhe vetëm pjesa që zhytet në det është 90 metra.
Jahti në fjalë futet në top dhjetëshen e jahteve më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.
“A" është i gjatë 142.8 metra dhe peshon rreth 6000 tonë. Direku kryesor, sipas ekspertëve, ka përmasa të një grataçele të vogël. Ndërkohë, velat e hapura kanë madhësinë e një fushe futbolli, raporton Il Messaggero.
Në jaht ka edhe një pishinë të madhe dhe një pistë për helikopterë. Në bregdetin e Ostia-s nuk mungojnë jahtet luksoze. Pak vite më parë, aty kaloi jahti i Ivana Trump, më pas ai i Steve Jobs dhe para pak kohësh ai i Beyonce.





