Sapo ka mbërritur në gjykatën e Fierit, Elmir Tufa, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021 në rrethrrotullimin e Sheqit të Madh në Fier.
Sot pritet verifikimi i masës së sigurisv. 31- vjeçari ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh pasi gjykata e Fierit i kishte caktuar masën e sigurisë “ arrest me burg” pasi akuzohet se është bashkëpunëtor i ekzekutimit brenda makinës të biznesmenit 42- vjeçar.
Forcat operacionale speciale e arrestuan tre ditë më parë teksa i riu po lëvizte në aksin Fushë- Krujë- Vorë.