Pak minuta më parë, ka mbërritur në gjykatën e Durrësit për masën e sigurisë Mikel Ndoj, 56-vjeçari që të hënën plagosi vajzën e tij 24-vjeçare pranë agjencisë, ku ajo punonte.

Ndoj del sot para gjyqtarit Elvis Sulejmani për vleftësimin e ligjshëm të arrestit, të realizuar nga policia Durrës disa orë pas plagosjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës përfaqësohet nga prokurorja Oltiana Çifliku.