Joshua Roberts, avokati amerikan i kryebashkiakut Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për të marrë pjesë në seancën e sotme. Në Apelin e GJKKO-së, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimimin e Veliajt për masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ndërkohë në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.





