Ka mbërritur në Kosovë avioni i parë me 100 afganë.

Refugjatët, kanë zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku pritet të strehohen më pas në bazën ushtarake “Bondsteel” në Ferizaj.

Për të pritur afganët, në Aeroport, ka qenë e pranishme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Philip Kosnett.