Autoriteti Portual Durrës bën me dije se këtë javë në molin 6 të Terminalit të Konteinerëve ka mbërritur një ndër ngarkesat që përdoren për investimet madhore të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ato të vendeve fqinje.
APD thotë se për këtë kategori mallrash, të cilat transportohen në rrugë detare kërkohen fasilitete specifike, infrastrukturë të përshtatshme dhe staf të specializuar për të realizuar përpunimin në standardet e kërkuara dhe pa vonesa.
Postimi i plotë:
Porti i Durrësit në funksion të transportit të ngarkesave të dedikuara për projekte të veçanta infrastrukturore, procesit të rindërtimit por edhe në funksion të projekteve dhe investimeve madhore të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ato të vendeve fqinjë të cilat aksesojnë transportin detar nëpërmjet portit më të madh shqiptar.
Një ndër ngarkesat më të fundit në funksion të këtyre projekteve ka mbërritur këtë javë në molin 6 të Terminalit të Konteinerëve me anijen “Libertas H”, e cila ka mundësuar transportin e nëpërmjet 7 platformave të hapura konteinerike, për t’u transferuar në vijim në destinacionin final në vendin tonë.
Kjo kategori e veçantë e mallrave të cilat transportohen në rrugë detare kërkon gjithashtu edhe fasilitete specifike, infrastrukturë të përshtatshme dhe staf të specializuar për të realizuar përpunimin në standardet e kërkuara dhe pa vonesa nëpërmjet Portit të Durrësit.