Në portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e të enjtes jahti i njeriut më të pasur në Indi.
Bëhet fjalë për mjetin lundrues të quajtur “Alaiya” me pronar Laksmhi Mittal.
Jahti rreth 111.5 metra i gjatë është i ndërtuar në vitin 1965, ka 5 suita dhe hapësira të bollshme, tejet modern për të bërë pushime komode.
Pronari është drejtor ekzekutiv i “ArcelorMittal”, kompania më e madhe në botë e prodhimit të çelikut.
Në vitin 2005, “Forbes” e renditi Laksmhi Mittal si personin e tretë më të pasur në botë, duke e bërë atë qytetarin e parë indian që renditet në dhjetëshen e parë në listën vjetore të botimit të njerëzve më të pasur në botë.