TIRANE, 7 qershor 2013 – Së bashku me Elhaida Danin, kantautori italian Ricardo Cociante ka mbërritur në Tiranë. Mentori këngëtares nga Shkodra që fitoi The Voice Of Italy, ka zbritur në aeroportin e Rinasit pak pas mesditës.
Kantautori italian Riccardo Cocciante ka mbërritur në Tiranë, me ftesë të Ministrisë së Kulturës dhe kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha, në shenjë vlerësimi dhe falenderimi për udhëheqjen artistike të Elhaida Danit në programin "The Voice of Italy", ku ajo u shpall fituese.
Zoti Cocciante do te pritet sot nga ministri Zhiti se bashku me kengetaren dani.Diten e shtune, Z. Cocciante do te dekorohet nga Presidenti i Republikes.
"Është hera e parë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Dhe mbi të gjitha që kam bashkëpunuar për të bërë diçka për artin ndërmjet dy vendeve tona. Që në fillim kam menduar që arti s’duhet të njohë kufij, por kjo u konfirmua edhe njëherë tjetër pikërisht në këtë spektakël, pasi italianët janë treguar të hapur duke vlerësuar me çmim një këngëtare të talentuar, por që nuk është italiane. Prandaj ky për mua është një çmim i dyfishtë, dhe kjo demonstron edhe njëherë që arti s’duhet të vuajë nga nacionalizmat. Elhaida këndonte shumë mire dhe prandaj u ktheva menjëherë, por sipas meje të jesh këngëtar duhet të kesh një teknikë të mirë, pra të përdorësh mirë zërin. Por ka nevoje edhe për disa karakteristika të tjera, le të themi duke përdorur mendjen, pasi në art nuk thuhet asgjë nëse ajo që mendojmë nuk përdoret me instrumentet që kemi në dispozicion. Nuk e dija që isha kaq i famshëm këtu. Dija diçka, por jo shumë. Për këngën “Margherita” s’e dija që ishte kaq i fortë si mit, më bëhet shumë qejfi kuptohet, pasi e kam kompozuar e kam kënduar, dhe është bukur të mësosh që një popull është kaq pranë këtij lloj arti”, tha Cocciante.





