Nga Tirana trupi i Florencit Beqirajt është dërguar për në Shkodër, atje ku do të bëhet varrimi nesër.
Në mesditë trupi i tij ka mbërritur pranë familjes, ku arkivoli ka qenë i mbuluar me flamurin kombëtar.
Sipas familjarëve, nesër në orën 14:00 do të bëhet varrimi.
Babai i Florencit: "Dua drejtësi. Djali kishte shenja dhune. Unë nuk kam firmosur sepse nuk mund ta mbys me duart e mia. Nuk e di pse ia hoqën tubat e oksigjenit. Falënderoj presidentin dhe gjithë ata që na ndihmuan".






