Vendimi i Parlamentit për heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme.

Pas këtij momenti, tashmë Ahmetaj si qytetar i thjeshtë do përballet me drejtësinë. Pritet që kërkesa e prokurorisë të dorëzohet tashmë në Gjykatë e cila do miratojë edhe masën e sigurisë ndaj tij.

Pas marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës së Posaçme, Prokuroria do ia delegojë vendimin e Gjykatës Policisë së Shtetit, për ta ekzekutuar atë.

Duke qenë se ish-zv/kryeministri prej së premtes ka lënë Shqipërinë, pas procedurave standarde si kontrolli i banesës së Ahmetajt, apo njerëzve të tij të afërt ku mund të jetë, pritet që ai të shpallet në kërkim ndërkombëtar, për 3 akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij.