Ka mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, Kombëtarja e Izraelit për ndeshjen me Kombëtaren tonë që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Edhe nga pamjet e siguruara nga Tv Klan vihet re se kombëtarja izraelite është shoqëruar nga masa të forta të sigurisë nga aeroporti deri në hotelin ku është akomoduar.

Ende nuk ka detaje se ku do të stërvitet skuadra. Edhe në ndeshjen e fundit Kombëtarja e Izraelit është shoqëruar nga forca të shumta policie për shkak të marrjes së një informacioni për organizimin e një sulmi ndaj saj në Shkodër.