Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të zhvillojnë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Zoran Zaev është pritur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave me ceremoni shtetërore.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ekipi qeveritar do të takohet dhe me kreun e Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.