Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore ka mbërritur në Turqi. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi këtë foto disa minuta pas zbritjes.

“Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar”, shkruajti Rama në rrjetet sociale.

Skuadra përbëhet nga një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë 53 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit, si dhe 7 mjete.

Grupi shqiptar i bashkohet kështu ndihmës ndërkombëtare për Turqinë, pas tërmetit shkatërrues të mëngjesit të së hënës, që deri më tani i ka marrë jetën mijëra personave.