Mbërrin në Serbi ngarkesa e parë e vakinës Pfizer/BioNTech. Mediat serbe kanë publikuar pamje nga momenti i mbërritjes së vaksinave, ndërsa bëhet fjalë për 4800 doza.

Këto vaksina do të injektohen tek 2400 qytetarëve, e ndarë në 2 doza. Të parët që do të vaksinohen janë të moshuarit dhe personeli mjekësor.

Serbia është ndër vendet e para që ka marrë vaksinën sepse ishte një nga pesë shtetet e para në botë që nënshkroi një kontratë me Pfizer.

Licenca për importin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech është lëshuar më 17 dhjetor nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore.