Një tjetër grup muxhahedinësh ka mbërritur në Shqipëri. Autoritetet kanë konfirmuar mbërritjen e 40 personave në aeroportin e Rinasit. 

Ky është grupi i dytë brenda muajit gusht, pasi në datën 6, një tjetër grup muxhahedinësh mbërritën nga kampi “Liria i Irakut” për t’u strehuar në Shqipëri.

Një pjesë e tyre janë akomoduar në një kompleks pallatesh në periferi të kryeqytetit. Ndërkohë që Ministria e Brendshme nuk bën më dije numrin e saktë të tyre si dhe vendet e tjera të akomodimit dhe i klasifikon këto të dhëna si sekrete.

Muxhahedinet po strehohen në Shqipëri në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane.Me sistemimin e tyre në vendin tonë merret UNHCR-ja.