Ka mbërritur për herë të parë në portin e Durrësit, anija turistike “Monet”.

Anija turistike është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin më të madh në vend, e cila e ka lundrimin e saj të parë në vendin tonë, bëhet e ditur nga Agjencia detare “Samer&Misa”.

Anija është me gjatësi 110 metra dhe ka në bord 24 turistë, kryesisht nga SHBA, Britania e Madhe dhe Kroacia.

“Monet” është akostuar në kalatën 5 të portit detar, ndërsa nga APD ka marrë të gjitha masat për krijimin kushteve në akostimin e anijes dhe orientimin e turistëve.

Turistët e huaj janë drejtuar në qendrat muzeale dhe historike të Durrësit, Krujës dhe Tiranës.

Anija turistike ka gjatësi 68 m, mban flamurin e St. Vincent&Grenadines.

Deri në fund të këtij viti, në Durrës parashikohet të mbërrijnë pesë veliera dhe kroçera të tjera.