Avioni i parë me afganë do të vijë brenda 24 orëve në Rinas. Ata priten të strehohen në konvikte dhe hotele në Tiranë dhe Durrës.

Sikurse u bë me dije edhe dje jo çdo person do të lejohet të strehohet në Shqipëri, por sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA, ose gra aktiviste dhe intelektualë siç ka specifikuar edhe  kryeministri Edi Rama.

Vetëm 2 ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se do të strehojë qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara.

Kreu i qeverisë, tha se qëndrimi i afganëve në Shqipëri do të jetë i përkohshëm, pasi destinacion final i tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas Shqipërisë edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut mori vendimin për të mirëpritur afganët që u rrezikohet jeta pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit.